zoom

Aktualitet

Moti për nesër, ja ku do të ketë reshje shiu

Moti për nesër, ja ku do të ketë reshje shiu

Shqipëria do të ndikohet të martën nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat malore, ku gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal.

Në disa zona, reshjet mund të shfaqen në formën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht përgjatë relieveve malore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe intervale me diell.

Era do të fryjë nga veriu me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë.

Ndërkohë, deti parashikohet të jetë i qetë, me valëzim të ulët në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, nga 1 deri në 2 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura