zoom

Ekonomi

Monedhat e huaja rriten lehtë, kursi i këmbimit valutor për sot

Pas një dominimi të gjatë të Lekut, valutat e huaja duket se kanë rimarrë veten me disa pikë.

Sot, më 27 prill 2024, në tregun valutor dollari amerikan blihet me 94.1 lekë dhe shitet 95 lekë, edhe pse këto konsiderohen kuota të ulëta në krahasim me fillimin e vitit.

Euro blihet me 100.7 lekë, ndërsa në shitje me 101.3 lekë. Paundi britanik blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.2 lekë.

Kurse Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.6 lekë dhe në shitje me 103.6 lekë.

Dollari kanadez në blerje këmbehet me 68.6 lekë dhe në shitje me 69.8 lekë. Për më tepër ndiqni tabelën e mëposhtme. /ZOOM.AL/