zoom

Ekonomi

Monedhat e huaja përsëri në rënie. Kursi i këmbimit për 20 prill 2024

Leku duket se i ka forcuar mjaftueshëm pozitat e tij sikurse vitin e kaluar, teksa monedhat e huaja pësuan sërish rënie.

Sot, më 20 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.6 lekë dhe shitet 95.5 lekë.

Kurse Euro blihet me 100.8 lekë, ndërsa në shitje me 101.6 lekë, duke pësuar rënien më të madhe. Paundi britanik blihet me 116.7 lekë dhe shitet me 118 lekë, edhe ky në pikiatë prej disa javësh.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 103.5 lekë, në shitje me 104.5 lekë. Dollari kanadez në blerje këmbehet me 68.5 lekë dhe në shitje me 69.8 lekë.

Më poshtë ndiqni tabelën e plotë të kursit. /ZOOM.AL/