zoom

Ekonomi

Monedhat e huaja marrin tatëpjetën, Leku fiton pozita. Kursi i këmbimit për 6 prill 2024

Leku vijon të fitojë pikë dhe ruajë pozitat, teksa monedhat e huaja vazhdojnë pikiatën.

Sot, më 6 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.1 lekë dhe shitet 95 lekë. Kurse Euro sot blihet me 102 lekë, ndërsa në shitje me 102.7 lekë, me rënien më të ndjeshme në tregun valutor.

Paundi britanik sot blihet me 118.5 lekë dhe shitet me 119.6lekë, edhe ky me dy pikë rënie nga fillimi i vitit. Kurse franga zvicerane në blerje me 103.9 lekë, në shitje me 105 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69 lekë dhe në shitje me 70.4 lekë. Për më tepër shihni tabelën e mëposhtme. /ZOOM.AL/