zoom

Të gjitha

Rikthim apo thjesht miqësi ?! Çfarë po ndodh me Kate Moss dhe Johnny Deep ?!

Supermodelja Kate Moss thuhet se ka festuar me ish-të dashurin Johnny Depp së fundmi. Moss raportohet të ketë qenë në koncertin e Johnny Depp me legjendën e rrokut, Jeff Beck.

Modelja është fotografuar teksa ajo po dilte nga “Royal Albert Hall”. Pas betejës ligjore kundër Amber Heard, Depp është rikthyer sërish në skenë duke surprizuar fansat e tij.

Kate Moss dëshmoi në gjyqin e famshëm Depp-Heard pasi kjo e fundit tha se kishte dëgjuar që Depp ka shtyrë nga shkallët Moss vite më parë, kur ata të dy ishin në një marrëdhënie dashurie.

Mirëpo supermodelja dëshmoi duke rrëzuar pretendimet e Heard. Ajo mbështeti ish-partnerin duke thënë se ai kurrë nuk e ka shtyrë apo rrëzuar nga shkallët.

“Ne po dilnim nga dhoma dhe Johnny u largua nga dhoma para meje. Ndërsa dola nga dhoma, rrëshqita nga shkallët dhe lëndova shpinën. Bërtita sepse nuk e dija se çfarë më kishte ndodhur dhe kisha dhimbje. Ai u kthye me vrap për të më ndihmuar dhe më çoi në dhomën time dhe kërkoi kujdes mjekësor”, tha Moss.

Supermodelja ruan marrëdhënie të mira me Depp, ku këtë e dëshmoi edhe me mbështetjen ndaj tij teksa ishte e pranishme kur Depp performonte me Beck disa cover-a të John Lennon, Marvin Gaye dhe Jimi Hendrix./L.K

/Zoom.al