zoom

Lajme

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri Edi Tushe

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta pediatri Edi Tushe

Është ndarë nga jeta, mjeku i njohur pediatër dhe neonatolog, Edi Tushe, i cili la gjurmë në sistemin shëndetësor shqiptar.

Lajmi i hidhur u bë publik në rrjetin social zyrtar të mjekut, në Facebook.

Për dekada me radhë, ai u kujdes për shëndetin e mijëra fëmijëve dhe të porsalindurve, duke fituar respektin dhe mirënjohjen e familjeve shqiptare falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tij.

Kontributi i doktor Tushes shtrihet përtej praktikës klinike. Ai ishte një nga figurat që luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e shërbimit të neonatologjisë në Shqipëri, ndërsa si pedagog ndihmoi në formimin e shumë brezave të mjekëve të rinj, duke përcjellë përvojën dhe njohuritë e tij të vyera.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin mjekësor, por edhe për të gjithë ata që patën mundësinë ta njohin dhe të përfitojnë nga puna e tij ndër vite.