Aplikacion
Mistotakis u shpreh se nuk dëshironte të zgjatej në dënimin e Fredi Belerit, por theksoi se “kjo aventurë e padrejtë mori fund dhe se së bashku me të do të punojë në Parlamentin Europian për çështjen e pronave të minoritetit grek në Shqipëri.
“Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë, përfshirë edhe Shqipërinë. Kaluam një periudhë të vështirë dhe nuk dua të flas me detaje për rastin e Fredi Belerit. Dua të shpreh kënaqësinë time për faktin që ai ishte me ne në Panairin Ndërkombëtare dhe që kjo aventurë krejtësisht e padrejtë dhe e panevojshme që ai kaloi, më në fund mbaroi. Më lejoni të them edhe një herë se marrëdhëniet, duke parë imazhin e gjerë , pra marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, që ne duam të jenë shumë të mira, kalojnë nga respektimi i të drejtave të pakicës kombëtare greke të Shqipërisë. Çështja e të drejtave pronësore nuk ka dalë asnjëherë nga axhenda jonë. Ajo po rikthehet dhe ajo që ne do të bëjmë është të sigurojmë, me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian, që të drejtat pronësore të bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të respektohen plotësisht. Dhe do të thosha se ky është një kusht i domosdoshëm që Shqipëria të vazhdojë të ecë në rrugën e saj europiane”, deklaroi Mitsotakis.
Greqia e ka bllokuar procesin e integrimit për shkak të çështjes Beleri, ndërsa ministri i Jashtëm Igli Hasani u shpreh pak ditë më parë se po vazhdojnë negociatat me Athinën për të hequr bllokadën. /Zoom.al
Po kaloni një ditë të keqe? Vetëm 20 sekonda dashuri për veten përmirëson shëndetin mendor