Aplikacion
Në shkrim, vihet në pah se lirimi i Belerit erdhi vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, duke ngritur dyshime se diçka e tillë ishte e porositur.
Sipas “Kathimerini”, arsyeja pse u lirua me kusht para kohe Beleri (për sjellje të mirë), ishte e vlefshme edhe para se të mbaheshin zgjedhjet në Himarë.
Kjo çështje, vijon më tej shkrimi, tregon se miti i drejtësisë në Shqipëri ka rënë, se organet e reja të drejtësisë përdoren nga pushteti, duke shtuar se tashmë edhe një sërë funksionarësh të tjerë të arrestuar mund të pretendojnë se po mbahen në qeli pa të drejtë, duke marrë si precedent Fredi Belerin.
“Është e vërtetë që kjo prokurori specifike kishte vënë në shënjestrën e saj edhe disa figura të rëndësishme, si ministra, deputetë dhe biznesmenë me ndikim, jo pak prej të cilëve kanë lidhje me Ramën dhe kjo pati një ndikim shumë pozitiv në Bruksel.
Në rastin Beleri, megjithatë, të linte përshtypjen e zbatimit të urdhrave shumë specifikë dhe kjo nuk kaloi pa u vënë re nga evropianët dhe amerikanët, edhe pse në heshtje morën anën e Ramës në kuptimin e moskritikimit të metodave të tij.
Lirimi i parakohshëm nga burgu i Belerit menjëherë pas zgjedhjeve të reja për kryetar bashkie në qytetin e Himarës, për të njëjtat arsye (sjellje të mirë etj.) që mund të siguronte lirimin e tij disa ditë para zgjedhjeve, siç kishte kërkuar ai, nuk është e vetmja shenjë që SPAK ishte aty për të lehtësuar axhendën e liderit shqiptar?
Miti i një sistemi drejtësie të pavarur, i cili supozohej të mishërohej nga ky departament i ri, është dëmtuar seriozisht, nëse jo plotësisht në sytë jo vetëm të aleatëve perëndimorë të Shqipërisë, por edhe të shoqërisë së saj.
Pas aferës Beleri, kush nga shumë personat me ndikim që hetohen apo ndiqen penalisht për korrupsion nuk do të pretendojë se janë viktimë e ambicieve të fuqishme të Ramës?
Analisti politik Andi Bushati e tha mirë në një shkrim të fundit në platformën Lapsi: “Me këtë rast, SPAK dhe një listë e gjatë gjyqtarësh treguan se janë aty për të vepruar si instrumente të propagandës së liderit. Ky është përfundimi dëshpërues i ngjarjeve të sotme [lirimi i Belerit], që shënoi fundin e një kalvari të turpshëm për shtetin tonë të së drejtës”.
Mbrojtja politike e Belerit mund të paraqitet si një fitore personale e Ramës, por ajo ishte një fitore si e Pirros – dhe ai e di këtë”, shkruan “Kathimerini”.
Po kaloni një ditë të keqe? Vetëm 20 sekonda dashuri për veten përmirëson shëndetin mendor