Aplikacion
Ish-Ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe emisar për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka vendosur të japë dorëheqjen nga roli i tij si këshilltar i Kryeministrit Robert Fico. Ky vendim vjen pas publikimit të komunikimeve të tij me biznesmenin dhe abuzuesin seksual të dënuar, Jeffrey Epstein.
Në deklaratën e tij, Lajçak theksoi se dënon ashpër veprimet kriminale të Epstein dhe shprehu se, nëse do të kishte pasur njohuri të plota mbi veprimet e tij në të kaluarën, nuk do të kishte pasur asnjë lloj komunikimi mes tyre.
Kryeministri Fico njoftoi se do ta pranojë dorëheqjen, duke e vlerësuar Lajçakun si një diplomat të aftë dhe duke theksuar se Sllovakia humb një ekspert të rëndësishëm në fushën e diplomacisë. Ai gjithashtu kritikoi mënyrën se si media dhe disa figura politike po e shënjestrojnë Lajçakun, duke e krahasuar këtë me skandalet e tjera që konsiderohen më të rrezikshme për reputacionin e vendit./ Zoom.al