Aplikacion
Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, i krahut të djathtë ekstrem, ka shkaktuar një krizë diplomatike.
Kjo pasi publikoi pamje ku shihen forcat izraelite të sigurisë duke trajtuar në mënyrë të papërshtatshe aktivistë ndërkombëtarë të ndaluar gjatë një përpjekjeje për të lundruar drejt Gazës me ndihma humanitare.
Reagimet ndërkombëtare kanë qenë të menjëhershme dhe të ashpra. Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, një nga aletatët më të mëdhenj të izraelit e cilësoi sjelljen e Ben-Gvir si të neveritshme dhe tha se ai tradhtoi dinjitetin e kombit të tij.
https://twitter.com/itamarbengvir/status/2057046925417824697/video/1?s=46
Në video shfaqen dhjetëra aktivistë të gjunjëzuar me duart e lidhura, ndërsa Ben-Gvir shihet duke i tallur dhe duke valëvitur flamurin izraelit.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e quajti ngjarjen “të papranueshme”, ndërsa Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar e dënuan ashpër si trajtim çnjerëzor dhe të turpshëm.
Më shumë se 400 aktivistë nga 40 vende përfshirë një shqiptar, që udhëtonin me 50 anije drejt Gazës me ndihma, u ndaluan nga forcat izraelite në ujëra ndërkombëtare dhe u dërguan në Izrael.
Presioni ndërkombëtar detyroi kryeministrin Benjamin Netanyahu të kritikonte publikisht Ben-Gvir dhe të urdhëronte deportimin e aktivistëve.
Edhe ministri i jashtëm Gideon Saar e dënoi veprimin e tij, duke thënë se ai dëmtoi imazhin e Izraelit.
Ndërkohë, organizata të të drejtave të njeriut paralajmërojnë se këto raste tregojnë një kulturë më të gjerë pandëshkueshmërie dhe abuzimesh në paraburgime, duke kërkuar ndërhyrje urgjente ndërkombëtare.