zoom

Aktualitet

Minatori aksidentohet rëndë në galeritë e Bulqizës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një aksident me pasojë plagosen e një minatori ka ndodhur pak minuta më parë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës dhe me pas për mjekim të specializuar është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“Më datë 25.12.2023, rreth orës 14.00, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi V.A., 36 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një minierë kromi në Bulqizë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje”, sqaroi policia.

hetimet janë ende aktive, teksa po verifikohen kushtet e sigurisë në punë, rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /ZOOM.AL/