Aplikacion
Kryeministri Edi Rama prej kohësh ka lajmëruar se shërbimet publike në Shqipëri do të jenë me Inteligjencën Artificiale.
Gjatë ditës së sotme, në një takim për prezantimin e punës së IA-së në shërbimet publike digjitale, jo çdo gjë ka shkuar sipas planit.
Teksa po prezantohej “Diella”, e cila do të ndihmojë qytetarët në platformën “e-Albania”, funksionet e saj nuk ishin dhe aq të sakta sa duhet.
Siç duket në video, drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, përgjegjëse për këtë reformë është ndjerë në siklet për dështimin që ndodhi në sy të kryeministrit Edi Rama, fanatikut të Inteligjencës Artificiale.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit

