zoom

Sport

Milani shkatërron Kaljarin dhe pret kundërshtarin në çerekfinalen e Kupës

Milani shkatërron Kaljarin dhe pret kundërshtarin në çerekfinalen e Kupës

Milani mposhti me rezultatin 4-1 Kaljarin në sfidën e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë, duke u kualifikuar për më tej në raundin çerekfinal.

Edhe pse me ndryshime të shumta në formacion, ky duel foli i gjithi për kuqezinjtë që arritën ta dërgonin plot 4 herë topin në rrjetë.

Joviç realizoi dopietë në minutat 29 dhe 42, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 2-0, ndërkohë në harkun e dytë kohor, skuadra e Piolit shënoi edhe dy herë të tjera me Traore dhe Leao.

Golin e nderit për Kaljarin e Ranierit e shënoi Aci në minutën e 88-të.