zoom

Sport

Milani jashtë Kupe, por VAR-i fut në kaos të gjithë futbollin italian

Në shtëpinë e Milan nuk e kanë pritur mirë eliminimin nga Kupa e Italisë.

Episodet që prodhoi kjo sfidë kanë detyruar të gjithë aktorët kuqezi të reagojnë fuqishëm duke sulmuar VAR. Nuk mund të qëndronte në heshtje as Giorgio Furlani:

“Dy episode kushtëzuan garën. Një penallti në disfavorin tonë, ku duket qartë që mbrojtësi preku topin dhe një penallti e pa dhënë për prekje të topit me dorë nga Holm. Kemi një shije të hidhur për këtë eliminim, por edhe për mënyrën se si erdhi. Tani gjithçka është një kaos, nuk kuptohet asgjë”, u shpreh drejtuesi i Milanit pas ndeshjes.

I drejtpërdrejtë në reagimin e tij ishte edhe Stefano Pioli: “Ndeshja ndryshoi pas një penalltie të pa qenë, kjo është e vërteta. Më pas u futëm në konfuzion. Na vjen keq që eliminohemi në këtë mënyrë pasi dëshironim të bënim mirë në Kupë”, u shpreh Pioli.

Protestave të Milanit iu bashkua edhe Rafa Leao, i cili në rrjetet sociale ri solli momentin e penalltisë të fituar nga Atalanta: “E pabesueshme”, shkruan Leao në video.

Jo vetëm te Milani, edhe trajneri Gasperini ka pakënaqësi për mënyrën se si arbitri i ndeshjes menaxhoi këtë përballje:

“VAR është një instrument i shkëlqyer, por në fushë është një luftë, ka konkurrencë mes arbitrave në fushë dhe atyre në VAR, nuk kuptohet më se kush arbitron, është një problem shumë i madh”, theksoi Gaspetini i cili u ndëshkua me karton të kuq për protesta. /ZOOM.AL/