zoom

Slider

Milan kërkon Zirkzee, por Broja mbetet plani B

Milani është në kërkim të një sulmuesi. Presioni në frontin Zirkzee vazhdon, gjë që çoi në kontakte të vazhdueshme mes palëve.

Qendërsulmuesi i Bolonjës mbetet objektivi kryesor, i cili tashmë i ka dhënë përparësi transferimit dhe ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh.

Nuk ka marrëveshje për pagën, por mbi të gjitha janë komisionet që do t’u ndahen agjentëve të lojtarit (rreth 15 milionë) që kanë bllokuar negociatat.

Enturazhi i Zirkzee beson se klauzola është e ulët në krahasim me vlerën reale të lojtarit dhe kjo është arsyeja pse ata pretendojnë këtë komision, të cilin drejtuesit e Milanit nuk kanë ndërmend ta paguajnë.

Ndaj kanë hedhur tashmë kanë hedhur “grepat” për Armando Brojën. “Armando Broja , në një sezon të ndarë mes Chelsea dhe Fulham dhe kushtëzuar nga këputja e ligamentit kruciator në gju”, shkruan Sky Sport. “Sulmuesi shqiptar i lindur në vitin 2001 është emri tjetër i lakmuar nga Milani. Me Fulhamin, që nga janari i kaluar, ai ka gjetur shumë pak hapësirë në fushë ​​(vetëm 84 minuta). Për Brojën një gol edhe për kombëtaren, në ndeshjen e fituar ndaj Leichtenstein me 3-0. I përdorur kryesisht si sulmues qendror, ai luajti edhe si anësor i majtë”.

Kuqezinjtë gjithashtu mbajnë shtigje alternative të hapura dhe njëra prej tyre të çon në Artem Dovbyk. Pasi mbërriti në Girona nga Dnipro verën e kaluar, ai kontribuoi në kualifikimin e jashtëzakonshëm të skuadrës spanjolle për Ligën e Kampionëve falë golave ​​të tij. Ai shënoi 24 gola, si dhe 10 asistime në 39 paraqitje.

Sulmuesi ukrainas, i cili ka një kontratë deri në vitin 2028, ka parë që vlera e tij në treg të rritet në mënyrë dramatike pasi mbërriti në La Liga 12 muaj më parë për rreth 7 milionë euro.

Megjithatë, tashmë ka një marrëveshje të përgjithshme mes rrethit të lojtarit dhe klubit për një largim në rast të një oferte afër 40 milionësh . Mbi të është gjithmonë Napoli , i cili e konsideron sulmuesin në të njëjtin nivel me Romelu Lukaku.