Aplikacion
“Shqipëria përfiton”
Në këtë projekt Shqipëria vetëm humbet. Nisur nga kontrata, qeveria merr nga publiku dhe i fal familjes Alabbar 80 hektar tokë shtetëore për ta kthyer atë në një resort luksi me pallate dhe jahte. Për të lehtësuar investitorin arab, qeveria vendosi që t’u falë arabëve të paktën 150 mln euro, duke i përjashtuar nga taksa e infrastrukturës dhe strehimit social.
Për të qetësuar disi shqiptarët dhe kritikët e këtij projekti, kryeministri Edi Rama tregoi se 33% të aksioneve do t’i përkasin shtetit shqiptar, por përsëri masa i mbetet investitorit. Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se pas përfundimit të projektit, qyteti do t’i kthehet vetëm 20% e pronës. Deklarata se Shqipëria do të përfitojë nga të ardhurat e aktivitetit të portit rezulton njësoj e pavërtetë kur vërejmë se 93% e truallit të portit do të jetë hotele, para që shkojnë po në xhepin e arabëve.
Nëpërmjet dividentit si aksioner, shteti shqiptar do t’i marrë zhvilluesit 2% të xhiros vjetore, por kjo nuk është garanci për asnjë të ardhur, pasi deklaratat financiare do të jenë përsëri në dorë të Alabbar duke limituar kështu fitimet për shtetin.
“Alabbar, investitor i besuar”
Mohammed Alabbar, përshkruhej nga kryeministri Rama si një biznesmen i suksesshhëm dhe për të bindur, tregoi “veprën” e tij në Zagreb, një projekt të dështuar. Biznesmeni nga Emiratet synonte të kthente Zagrebin në Manhatan, por pas një mosbindje të fortë civile, lidhur me mungesën e transparencës, nuk u realizua kurrë. 9 vite më parë, i njëjti investitor nisi një projekt 5.4 mld dollarësh në Beograd, por sot projekti është shumë larg përfundimit. Lidhur më këtë, në dhjetor të 2023-shit, Boban Bodganovic, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, shkroi se Alabbar është nën hetim ndërkombëtar për projektin e njohur si “Belgrade ëaterfront”. Të njëjtën ditë doli lajmi se Alabbar po shet aksionet përballë rrezikut të konfiskimit. Në një komunikim me mediat,ai mohoi shitjen e aksioneve, por asnjëherë hapjen e hetimeve. Strategjia e ndjekur në Serbi ngjan me atë të përdorur në Durrës, ku shteti “për të ulur risqet” bëhet aksioner me privatin.
“Kompania Emaar, zhvillues i projektit”
Eagle Hills, kompania e Alabbar, e njohur në tregun imobiliar botëror, do të jetë zhvilluesi i portit të ri të Durrësit, deklaroi kryeministri Edi Rama. Deputeti Agron Shehaj publikoi dokumentat që e nxorrën mashtrim edhe këtë deklaratë. Shehaj tregoi se “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, me të cilën ka bërë kontratën qeveria Rama, nuk ka asnjë lidhje pronësore, juridike apo financiare me Emaar Group apo me Eagle Hills Development të Abu Dabit, por është një kompani guackë. Ajo është në pronësi të një kompanie tjetër po guackë e cila po ashtu zotërohet nga një tjetër guackë, “North Hill”, “Symphony Global”, “Symphony Investment”. Një zinxhir kompanish që nuk kanë as kapital e as aktivitet të deklaruar. Në fund të 2022-shit, Sali Berisha deklaroi se pas aferës së Portit të Durrësit qëndrojnë vëllezërit Kariç, financues të Aleksandër Vuçiç dhe Aleksandër Lukashenko të Bjellorusisë.
“Porti nuk prek paratë e shqiptarëve”
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Portit të Durrësit Pirro Vengu, deklaruan janarin e shkuar se kalimi i portit të Durrësit në atë të Porto Romanos, rreth 400 mln euro do të bëhet me financim të jashtëm dhe paratë e portit, kurrësesi të taksave. Në fund të 2023-shi edhe kjo rezultoi një gënjeshtër. Në fillim zv.kryeministrja Belinda Balluku e më pas vetë kryeministri, deklaruan në qetësi se zhvendosja do të bëhet me paratë e shqiptarëve. 400 mln euro i përket vetëm fazës së parë të zhvendosje, ndërkohë që ndërtimi i një porti të ri në Porto Romano parashikohet të kapë vlerën e 2 mld eurove. Pra qeveria Rama po i heq shqiptarëve portin dhe tokën që i përket, për të pasuruar më tej Alabbar dhe do të ndërtojë një port të ri më tutje, që do ta paguajnë po vetë shqiptarët.
“Në Porto Romano zhvendosen vetëm mallrat, jo pasagjerët”
Në një raport të 2023-shit për ndryshimet e reja të Porto Romanos, Autoriteti Portual i Durrësit, APD, tregonte se ndër kapacitetet e parashikuara është dhe ai i pasagjerëve, për rreth 1 mln të tillë në vit. Dokumenti hodhi poshtë informacionet e dhëna fillimisht nga qeveria dhe vetë APD, kur tregonin se zhvendosja e shërbimeve do të jetë vetëm për mallrat dhe se udhëtarët do të vazhdojnë të përdorin portin e Durrësit.
Marina&Jahte Durrës, është kundërshtuar fort nga opozita shqiptare të cilët e kanë quajtur një aferë korruptive më të madhe se inceneratorët. Projekti që ka rreth dy vite që ështe bërë publik nuk ka ende asnjë shenjë jete. Midis akuzave për vjedhje dhe abuzim, qeveria Rama vazhdon të flasë me krenari për portin imagjinar të Durrësit, i cili sipas projektit pritet të përfundojë brenda 20 viteve./Zoom.al
Po kaloni një ditë të keqe? Vetëm 20 sekonda dashuri për veten përmirëson shëndetin mendor