zoom

Aktualitet

Meteorologët tregojnë ku do të ketë shtrëngata dhe vetëtima nesër

Meteorologët tregojnë ku do të ketë shtrëngata dhe vetëtima nesër

Ditën e premte vendi parashikohet me vranësira, të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve malore.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para të 24-orëshit të ditës së Premte.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Nga orët e mesditës e pasdite reshjet mbeten prezente por me intensitet të ulët kryeisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – perëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 12m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura