Aplikacion
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, Ilir Meta ka reaguar publikisht, duke shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj këtij trupës gjykuese.
Ish-presidenti deklaroi se vendimi nuk e ka befasuar, duke pretenduar se shqyrtimi i çështjes është zvarritur për rreth gjashtë muaj, përtej afateve të arsyeshme. Sipas tij, kjo vonesë ka ndikuar edhe në procesin për ndjekjen e çështjes në instanca ndërkombëtare.
Meta paralajmëroi se më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, do të përballet drejtpërdrejt me akuzat dhe procesin që ai e cilëson si të padrejtë. Ai u shpreh se do të jetë i pranishëm në çdo seancë, duke e konsideruar këtë një përballje të hapur me atë që e quan një proces të manipuluar.
“Asnjë surprizë nga Gjykata e Lanës! Pasi e zvarriti çështjen prej 6 muajsh, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim, vonimin në rrugën tonë drejt Strasburgut, sot tregoi edhe njëherë se kjo Gjykata nuk di të zhgënjejë. Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana.
Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre. Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji”, u shpreh Meta në rrjetet sociale./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit