zoom

Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Metës, ish-presidenti mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Metës, ish-presidenti mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të gjykatave.

Ish-presidenti kishte kërkuar shfuqizimin e vendimeve të tre shkallëve të drejtësisë, duke kundërshtuar vijimin e qëndrimit në paraburgim. Megjithatë, me shumicë votash, Kushtetuesja nuk e ka pranuar këtë kërkesë.

Në argumentet e paraqitura, Meta kishte ngritur edhe shqetësime mbi mënyrën e ekzekutimit të masës së sigurisë. Por gjykata theksoi se këto pretendime janë trajtuar më herët në instanca të tjera dhe janë bërë objekt kallëzimi në Prokurorinë e Tiranës, ku çështja vijon të jetë nën hetim.

Sa i përket kësaj pike, Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e marrë në shqyrtim, me argumentin se më parë duhet të ketë një qëndrim nga gjykatat e tjera përkatëse./ Zoom.al

Postime të lidhura