zoom

Lajme

Meta për kreun e SPAK: Ky karafil mund të kapë ndonjë laraskë, por PL ka 300 mijë Vojo Kusha…!

Ilir Meta ka shtuar “dozën” e akuzave ndaj kreut të SPAK, teksa doli në një konferencë për mediat sot, në lidhje me reformën e Partisë së Lirisë dhe Konventën e 27 prillit, kur do riorganizohen strukturat. Një prej masave është largimi i Monika Kryemadhit nga strukturat.

Teksa theksoi se korrupsioni dhe nepotizmi kishin goditur rëndë partinë, ish-presidenti iu rikthye edhe një herë kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e quajtur kushëri të vrasësit të penduar me pagesë, Nuredin Dumani. Ai theksoi njohjen me McGonigal, lojën politike të Ramës dhe qëllimet për të goditur PL.

Aktualisht SPAK heton Metën për çështjen CEZ-DIA si person me interes dhe gjithashtu bashkëshorten e tij për çështjen e telefonit që i është sekuestruar dhe pasurisë.

Deklarata e plotë e Metës:

“Nuk ka ekzistuar asnjë sulm imi si President apo kryetar i PL ndaj SPAK-ut. E kam bërë të qartë se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota ishte kapje flagrante e SPKA dhe Prokurorisë sepse në këtë mënyrë u kap KLP.

Ju prisni të thotë kushëriri i Nuredinit që ka takuar McGonigalin? Të thotë që ka shkuar disa herë të Fier tek zoti Kastriot Ismanili që të dëshmonte kundër Ilir Metës që ai të dilte nga burgu dhe ky që nisi procedimin ndaj Ilir Metës, mbi bazën e një delokuenti që është dënuar për dhunë në familje, ky që thërret dëshmitar Ilir Matën që e ka vendin në burg…

Nuk presim sinqeritet e integritet nga një i papërgjegjshëm që thotë publikisht se gjykata do vendosë atë që thotë prokuroria. Nuk presim ndonjë integritet nga dikush që ka hyrë thellë në lojërat politike të Ramës.

Nuredini pavarësisht se është një personazh i një bote që e ka zgjedhur bvetë, ka për mua një integritet më të madh se kushëriri i tij, sepse ky është zgjedhur për të repsoektuar Kushtetutën, pëtr t;i hsërbyer drejtësisë e për t’u bërë vegël e shëmtuar e politikës. Mnuredini ka bërë vrasje, port ky karajfil kujton se mund të bëhet vrasës i suksesshëm i pluralizmit në vend.

Nëse SPAK qenka shpresë e madhe, le të dalë si parti politike dhe të marrë votat. Laraskat mund të kapin ato, por ka 300 mijë Vojo Kushë Partia e Lirisë. I ka këtu, i ka në Angli, Amerikë, Bruksel dhe në mbarë botën”. /ZOOM.AL/