zoom

Lajme

Meta: Kostoja e jetesës po rritet, ndërtimi mbetet sektori i preferuar për pastrimin e parave

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar sot se kostoja e jetesës rritet çdo ditë për familjet shqiptare, ndërsa ka shtuar se për zbutjen e situatës për grupet në nevojë.

Ai theksoi se Qeveria nuk ka bërë asgjë dhe se sektori i ndërtimit është sektori i preferuar për pastrimin e parave.

“Kosto e jetesës rritet çdo ditë për shqiptarët. Çmimet e produkteve të shportës shumë më ët larta në krahasim me fqinjët dhe BE.

Pagat e pensionet shumë herë më të ulëta. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar pensionistët apo grupet në nevojë. 27 përqind më e lartë kostoja se në Kosovë.

Varfërimi i shqiptarëve dhe përqendrimi i ekonomisë përmes oligarkisë, mbetet i vetmi qëllim i qeverisë. Sektori i ndërtimit, sektori i preferuar për pastrimin e parave”, tha Meta.

Ish-presidenti prej ditësh ka intensifikuar aksionin politik të partisë, me konferenca të shpeshta për shtyp dhe takime në rrethe me degët e partisë dhe qytetarët. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura