Aplikacion
Ish-presidenti tha se qeveria po bën gjithçka për të larguar të rinjtë nga vendi. Edhe më herët ai ka akuzuar me shifra krizën ekonomike dhe sociale në vend.
“Kosova edhe pse një shtet i ri, me një buxhet më të madh, rezulton të ketë shifra më të ulëta në raport me ne për largimet nga vendi. Kjo tregon politikat sociale që ka ndërmarrë qeveria atje. Shpopullimi te ne është i qëllimshëm.
Qeveria po bën gjithçka që të largojë nga vendi të rinjtë, po vret shpresën dhe po krijon këtë shpopullim dramatik. U verifikua se Shqipëria mbetet një ndër shtetet e palumtura në Europë dhe vendi më i palumtur në Rajon”, tha ai.
Më parë Meta ka denoncuar sjelljen abuzive qeveritare ndaj shtresave në nevojë, si pensionistët dhe familjet e varfra. /ZOOM.AL/
Berisha prezanton planin ekonomik 2025-2029: PD do bëjë çdo gjë që taksat t’u kthehen qytetarëve