zoom

Lajme

Messi shënon 900 gola në karrierë

Messi shënon 900 gola në karrierë

Lionel Messi u bë vetëm lojtari i dytë në histori që arriti 900 gola të nivelit të lartë në karrierë, pasi shënoi në ndeshjen e Inter Miami kundër Nashville SC të mërkurën.

Aegjentinasi shënoi golin historik pas vetëm shtatë minutash në Geodis Park në Tennessee në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales së Kupës së Kampionëve Concacaf.

Sulmuesi 38-vjeçar ka gjetur rrjetën 81 herë në 92 paraqitje që nga nënshkrimi në qershor 2023 për të ndihmuar Inter Miamin të fitojë Kupën e Ligës dhe Kupën MLS.

Messi, i konsideruar si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka shënuar gjithashtu një mori golash për Barcelonën, Paris St‑Germain dhe Argjentinën gjatë një karriere të shkëlqyer në të cilën ka fituar tetë herë Topin e Artë.

Postime të lidhura