Aplikacion
Ish-ministri i Financave dhe ish-deputeti i PS, Arben Malaj ka komentuar dhe analizuar listat e Partisë Socialiste.
Ai tha se mesazhi i Ramës për kandidatët tregoi se ka një përplasje të fortë brenda PS, mes të vjetërve dhe të rinjve.
Sipas Malajt ministrat që janë në lista të mbyllura, po bëjnë fushatë për të rinjtë dhe po dëmtojnë senatorë si Majko apo Braçe.
“Kanë besuar te hesapet me Edi Ramën. Në këto lista jo vetëm në Tiranë por në përgjithësi kemi dy grupe. Lista e mbyllur ka dy grupe, ministrat që Rama ka dashur t’i çimentojë, aty ka ministra që nuk kanë asnjë kontribut për të majtën, se kuptojnë ekonominë reale. Është mungesë përgjegjshmërie. Është grupi tjetër që janë të rinjtë, unë nuk po ndalem por i admiroj. Është si në futboll ekipet janë më të sukseshsme kur i merr lojtarët nga akademia, PS e ka akademinë. Kur vjen puna te përzgjedhja i ka në dorë PS. Vijmë te një krizë që Rama u kujtua sot tu nisë sms deputetëve. Unë njoh kolegë te listat e hapura në Tiranë, pavarësisht se çfarë thotë Rama, ajo që po ndodh në një grindje të brednshme, me emra që kanë patur histori, si Braçe, Majko, këta ministra që kanë pushtet, jaën sulur tani që pjesa e vjetër të spastrohet dhe të marrin sa më pak vota.”- ka thënë ish-Ministri në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus.
Borakaj: Nuk e dinte Rama se do të ndodhte kështuu? Hoqi Braçen nga një qark që kishte vite?
Malaj: Ishte tipik deputet i zonës, e kishte fituar besimin duke mbrojtur mandatin në shërbim të atyre. Majko ka kontribute të tjera në PS. Ideja e Ramës për t’i dhënë PS një ekipi të ri është edhe justifikimi për këtë që po ndodh me të vjetrit. Partia është organizëm i gjallë, duhet harmonizim.