Aplikacion
Beci dyshohet se është implikuar në aferë, duke bashkëpunuar me ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, bashkëshortja e të cilit në vitin 2020 kryente detyrën e kryetares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të tenderit në KESH.
Pas sekuestrimit dhe zbërthimit të celularëve pas arrestimit të Evis Berberit, prokurorët kanë gjetur mesazhe të shkëmbyera mes tij dhe Benet Becit.
Në një bisedë, ata flasin për tenderin me vlerë 832 mijë euro të zhvilluar nga KESH për kontraktimin e një studimi për strategjinë e sektorit energjetik.
Studimi do të kryhej në bashkëpunim me profesorë të Harvardit dhe Berberi e orientonte Becin me mesazhe si duhej ndarë fondi.
“500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë”, i shkruan Evis Berberi, Benet Becit.
Të dhënat më pas tregojnë se prokurimi u krye siç e la porosi Berberi.