zoom

Aktualitet

Benet Beci, në telashe me SPAK nga telefoni i gruas së Evis Berberit! Çfarë zbuluan prokurorët

Benet Beci reagoi me ironi ndaj lajmit se ai ishte vënën nën hetim nga SPAK. Kur thërrit në Prokurorinë e Posaçme tha se nuk kishte të bënte me detyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Shkodrës.

Në fakt, SPAK po e heton për kohën kur ai ishte Drejtor i Përgjithshëm KESH – Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Hetimet nisën kur SPAK zbuloi disa komunikime kompromentuese në telefonin e bashkëshortes së ish -drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), i cili është arrestuar nën akuzën për korrupsion.

Gjatë hetimeve për Berberin, SPAK ushtroi kontroll në banesën e tij dhe sekuestroi celularin e tij dhe të bashkëshortes së tij, e cila rezulton të ketë qenë zyrtare e Korportatës Elektroenergjitike Shqiptare në kohën kur KESH drejtohej nga Benet Beci.

Në telefonin e saj prokurorët kanë zbuluar komunikimeve me Benet Becin, që lidheshin me disa kontrata për shitblerjen e energjisë. Menjëherë pas kësaj, SPAK i komunikoi kryetarit të bashkisë së Shkodrës se ishte nën hetim. Bashkë me të po hetohen edhe disa zyrtarë të tjerë të KESH, për dëme që dyshohet se shkojnë në disa milionë euro.

Nën hetim janë vënë edhe disa zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që drejtohet nga Belinda Balluku. /Zoom.al

Postime të lidhura