zoom

Politikë

Merret vendimi, ku do ta bëjë burgun Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit. Pritet sakaq transferimi i tij nga burgu 313 në Tiranë drejt burgut të Fierit.

Saimir Tahiri u transportua nga salla e gjyqit drejt qelive të paraburgimit 313 mbrëmjen e së premtes, pasi Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me 3 vite e katër muaj burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Vendimi u shpall nga gjyqtari Engert Pëllumbi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Gjykata ka konkluduar se i pandehuri Saimir Tahiri provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj shërbime dhe përfitime të padrejta dhe se njëkohësisht shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit,” deklaroi gjyqtari Pëllumbi.