zoom

Aktualitet

Flet avokati: Çfarë më tha Sajmir Tahiri kur i thash ik

Avokati Maksim Haxhia është i ftuar sot në emisionin “Opinion” ku ka treguar edhe momentet e vështira gjatë seancës gjyqësore ku u shpall vendimi për dënimin e klientit të tij, Sajmir Tahiri.

Ai tha se gjatë pushimit të seancës u vu re një prani e madhe e forcave të policisë, çka bëri që ai të dyshojë se ish-ministri i Brendshëm do të arrestohej. Sipas tij ky ishte një tregues se vendimi ishte marerë më parë.

Gjithashtu Haxhia tha se i kishte sugjeruar Tahirit që të largohej nga seanca dhe të shkonte në shtëpi për tu bërë gati. Sugjerim ky që nuk u pranua nga Tahiri.

 

Fevizu: Është e vërtetë që i the Tahirit të largohet?

Haxhia: Unë duke parë praninë e policisë i thash të largohet dhe të shkonte në shtëpi të përgatitej.

Fevziu: Po çfarë tha Tahiri?

Haxhia: Ai më tha se kam 5 vite që janë përgatit.