zoom

Politikë

Dënimi i Saimir Tahirit, Margariti: Qeveria Rama ka meritën për reformën në Drejtësi

Ministrja e Kulturës Elva Margariti foli në “Log.” në ABC për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Margariti u shpreh se nuk mund të komentojë asnjë vendim gjykate. Ndalur tek reforma në drejtësi, Margariti deklaroi se me kalimin e kohës do tregohen rezultatet e saj.

“Nuk jam këtu për të komentuar asnjë vendim gjykate. Përgjegjësia që ka qeveria është reforma në drejtësi. Me kalimin e kohës do tregohen rezultatet e saj. Besoj se ka bërë një rrugëtim të drejtë qeveria”, tha ajo.

Ministrja u shpreh se nuk do donte të shikonte askënd në vendin e Tahirit.

“Në rastin e Tahirit, kemi të bëjmë me një djalë të ri, një baba, Ky lloj gjykimi nuk do doja t’i përkiste askujt. Kjo nuk është pjesë e gjykimit të tanishëm. Qeveria Rama ka përgjegjësinë dhe meritën e fillimit të reformës në drejtësi. Është një nismë e nevojshme”, u shpreh Margariti.