zoom

Sport

Merkato zien, Broja pushime luksi dhe relaksuese me partneren për festat

Merkato zien, Broja pushime luksi dhe relaksuese me partneren për festat

Teksa merkato në Angli zien dhe sulmuesi kuqezi ndodhet me valixhe në duar për largim nga Chelsea, festat nuk kaluan keq për Armando Brojën. Dhe me shoqëri jo dosido.

Bëhet fjalë për influenceren Xhejd Uills, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën.

Ka qenë pikërisht Xhejd Uills e cila së fundmi ndau në rrjetin e saj social një “Story” duke festuar Vitin e Ri 2024 në krahët e yllit shqiptar Armando Broja.

Çifti duket tepër i lumtur, teksa me kalimin e muajve, lidhja e tyre po shkon drejt konsolidimit.

Vlen të theksohet fakti se në të kaluarën Broja ka qenë në një lidhje me një vajzë shqiptare, me të cilën qëndroi rreth 1 viti e gjysëm. /ZOOM.AL/