zoom

Lajme

Mehdi Malkaj: Viti që lamë pas ishte më i bukuri i jetës sime, djali im hoqi dorë nga droga

Mehdi Malkaj: Viti që lamë pas ishte më i bukuri i jetës sime, djali im hoqi dorë nga droga

Aktori i njohur shqiptar Mehdi Malkaj ka bërë një rrëfim të ndjerë mbrëmjen e 31 dhjetorit, ku ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira dhe njëkohësisht më të bukura të jetës së tij.

Malkaj u shpreh se viti që sapo përfundoi ka qenë më i miri që ka përjetuar ndonjëherë, jo për shkak të sukseseve artistike apo vlerësimeve profesionale, por për një arsye thellësisht personale: djali i tij ka arritur të lërë pas varësinë nga droga pas shumë vitesh beteje.

“Unë mendoj se ky është viti më i bukur i jetës dhe familjes time, për një arsye shumë të fortë. Kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Djali ka qenë përdorues droge për shumë vite, tani nuk është më”, u shpreh aktori.

Ai e cilësoi këtë periudhë si sprovën më të rëndë të jetës së tij si prind, duke theksuar se lufta ka qenë e gjatë dhe e dhimbshme për të gjithë familjen. Malkaj përcolli edhe një mesazh të fortë për publikun, duke thënë se askush nuk duhet ta përdorë kurrë si mallkim fatin e keq të fëmijëve, pasi varësia nga droga është një plagë që shkatërron familje të tëra.

Postime të lidhura