zoom

Të gjitha

“Mos u merrni me moralizma por çohuni dhe kërceni”/ Kë thumbon Ronela me postimin e fundit ?!

Ronela Hajati  ka gjetur kohën për të bërë edhe disa postime në Instagram. “E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është se kjo eksperiencë po mbaron shumë shpejt”- shkruan Ronela në Instastory.

Mirëpo Ronela ka edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët. “Kjo është për shqiptarët në Shqipëri: Mos bëni shumë llafe sot me moralizma por çohuni dhe kërceni.”- shprehet Ronela krahas fotos së postuar.

Megjithatë, ajo nuk ka harruar t’iu kërkojë të gjithë fansave dhe ndjekësve të saj, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj, të votojnë për të mbrëmjen e sotme.

“Dhe kjo është për shqiptarët dhe çdo njeri tjetër: Mos harroni të votoni – 01 – sonte.” Performanca e Ronelës u shoqërua me vëmendje dhe polemika të shumta. Mirëpo, sonte ajo do të ngjitet në skenë dhe presim një performancë të jashtëzakonshme nga Ronela./L.K

/Zoom.al