Aplikacion
Lajmin e konfirmoi përfaqësuesi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex. Gazetari mbretëror Omid Scobie ndau lajmin menjëherë pasi “TMZ” raportoi se Meghan dhe Harry bënë një ndalesë në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar Mbretëreshën Elizabeth II dhe Princin Charles.
Burimet thanë për “TMZ” se Meghan dhe Harry fluturuan nga Los Angeles në Londër të martën mbrëma. Ata zbuluan se plani i tyre ishte të shijonin një vizitë të shkurtër këtë javë në Londër përpara se të niseshin për në Holandë para fillimit të ‘Lojërave Invictus’. Është e qartë se ata janë në përpjekje për të qetësuar gjërat që kur ata u larguan nga familja mbretërore në 2020.
Mirëpo besohet se ka një arsye për këtë gjë. Mbretëresha se nuk do të marrë pjesë në shërbimet e së dielës së Pashkëve në kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.
Ndërsa Princi Harry vizitoi Britaninë e Madhe disa herë, duke përfshirë verën e kaluar ku mori pjesë në përkujtimorejn e Princeshës Diana. Takimi ballë për ballë me babanë dhe mbretëreshën është përpjekja e tyre e parë personalisht për të bërë paqe./L.K
/Zoom.al