Aplikacion
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka treguar për herë të parë se si nisi “telenovela” e replikave me kryeministrin Edi Rama.
Në një intervistë me gazetarin Ermal Qori, Basha ka treguar se ka qenë në një takim kur i kanë sjellë disa video të Ramës, teksa pyeste “Ku je o Lul” në podcastin e tij.
“Unë iu përgjigja menjëherë nga takimi, O RAMEEE..”- ka thënë Basha.
Ai më tej tha se ironinë që përdor ndaj Ramës me 7×7 = 313 është e vërtetë dhe pa asnjë sforcim, pasi fakti është që shokët e tij janë në burg për korrupsion, apo në arrati nga SPAK-u për korrupsion.
“Por fakti është që shokët e tij, që nuk kthen përgjigje ku i ka shokët, janë në burg për korrupsion. Janë në arrati nga SPAK-u, se kërkohen për korrupsion. Dhe ky nuk kthen përgjigje. Tani me gjithë këta shokë në burg për korrupsion, o ti je i paaftë, pra je më buf se bufi, ose ti je pjesë e kësaj. Duke qenë kryeministër ke përgjiegjësi për këtë, politike dhe penale. Ky është një diskutim që ai nuk do ta bëj.”- vijoi Basha më tej.