zoom

Aktualitet

“Më sill kokën e tij”- Gazetari zbulon videon që fundosi Ervis Martinajn: Si ra në kurth

Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar se si bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj ra në kurthin e kundërshtarëve të tij.

Sipas tij, rivalët e biznesmenit, tashmë prej 1 vitit të zhdukur, përdorën skemën e vetë Ervis Martinajt “më sill kokën e tij”.

“A kërkonte ky Ervis Martinaj, paguante njerëz të ndryshëm e thoshte “më sill kokën e tij”, kjo u përdor në të kundërt të tij. Kundërshtarët e tij u mblodhën dhe në mënyrë shumë të zgjuar, unë s’e kisha hasur as nëpër filma e libra që kam lexuar, ata marrin një nga kundërshtarët kryesorë të tij në marrëveshje dhe i ngrenë një grackë.

Ata e lidhin në një karrige dhe me miratimin e tij fillojnë ta filmojnë kur dy persona e qëllojnë dhe e bëjnë gjak realisht këtë njeri. Ata i çojnë video Vis Martinaj dhe i thonë këtë po kërkon ti?

Hajde e mere se e kemi ne. Ai i bindur nga videoja që ishte krejtësisht origjinale, ra në kurth dhe ata e kapën dhe kjo është historia e tij. Kjo është histori që policia pa dyshim e di, ka vajtur edhe në objekte të ndryshme, por nuk kanë gjetur asnjë provë”, tha gazetari në Euronews Albania.