zoom

Slider

Me shqiponjën dykrenare në videoklip, Rolling Stones: Drake feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Me shqiponjën dykrenare në videoklip, Rolling Stones: Drake feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Media e njohur, Rolling Stones, ka shkruar një artikull për videoklipin e këngës “Polar Opposites” të Drake, ku reperi u shfaq i veshur me një xhaketë ngjyrë të kuqe me shqiponjën dykrenare të stampur në pjesën e kurrizit.

“Drake feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në klipin muzikor të ‘Polar Opposites'”, titullohet artikulli i Rolling Stone.

Ndërsa artikulli nis: “Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ishte dje, por Drake mendon se nuk është vonë për t’u bashkuar me festimet”.

Të mërkurën, më 29 Nëntor, reperi kanadez publikoi videoklipin “Polar Opposites”, kënga përmbyllëse e albumit të tij më të fundit, For All the Dogs, ku shfaqet me një grup burrash shqiptarë që luajnë poker në rezidencën e tij.

Në klip, Drake dhe miqtë e tij shqiptarë që luajnë poker mbajnë veshur xhaketa të kuqe, të gjitha me simbolin kombëtar dhe etnik të Shqipërisë, shqiponjën, të stampuar në shpinë.

Gjithashtu ka tërhequr vëmendjen teksi i këngës ku përmendet kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.

Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”, thuhet në vargjet e këngës.

Me të njëjtën xhaketë si Drake shihen të veshur edhe personat e tjerë në klip me të cilët ai shfaqet duke luajtur poker.

Në fund të klipit shfaqet një shqiponjë duke fluturuar mbi det natën, teksa sfondi është me ngjyrë të kuqe.

Ndërsa kënga është publikuar ditën e sotme, më 29 Nëntor, në festë Çlirimit të Shqipërisë dhe nuk dihet nëse kjo datë ishte rastësi apo e përzgjedhur nga reperi.

 

Postime të lidhura