zoom

Të gjitha

“Më plasi zemra derisa ma tha…”/ Ilir Shaqiri rrëfen situatën e pazakontë me vajzën e tij

Që pas triumfimit të tij në Big Brother Vip, Ilir Shaqiri është shprehur shumë në intervista. Por, kur bëhet fjalë për vajzën e tij, balerini është disi i rezervuar.

Së fundmi i ftuar në emisionin “Dola te Ola”, Ilir Shaqiri ka treguar një moment të “sikletshëm” me vajzën e tij. Ai rrëfeu herën e parë që vajza e tij i tregoi se pëlqente një djalë. Balerini u shpreh se në ato momente ndodhej duke ngrënë dhe i ngeci ushqimi në fyt nga ky lajm.

“Në drekë tha, babi dua të të them diçka. Dhe unë siç isha duke ngrënë bukë, hë?! Hera e parë që vajza më thotë që më pëlqen një djalë. Thash se më plasi zemra. Ç’janë këto i thashë po vazhdo e ha bukë. Më ngeci kallamari në fyt. Po pse më tha s’kam të drejtë të më pëlqejë një djalë. Ç’ke pëlqe babin ti. Pastaj e përtypa kallamarin edhe pas 10 minutash e pyeta kush është ky tipi,”-është shprehur fituesi i BBV.

Ndonëse në moshë të vogël, Emily ka ndjekur hapat e prindërve të saj si balerinë, aktore dhe këngëtare pasi ka publikuar disa këngë./L.K

/Zoom.al