zoom

Aktualitet

Me emra dhe foto, zbardhen skema e vjedhjes së Lefter Kokës nëpërmjet aferës së inceneratorëve

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar me denoncimin e aferës së korrupsionit i zhvilluar në tre inceneratorët e ndërtuar në vendin tonë, atë të Elbasanit, Fierit dhe së fundi edhe atë të Tiranës.

Sipas LSI-së në qendër të skemës korruptive qendron ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili prej gati një muaj qendron në qeli. Për të rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, evazion fiskal dhe pastrim parash.

Prokuroria e Posaçme në njoftimin e vet, fill pas arrestimit të Kokës, tha se ai kishte shkelur të gjitha procedurat e tenderimit të këtij koncensioni dhe se kundrejt këtij favori që i bëri kompanive në administrim të Stela Gugalles dhe Klodian Zotos, kishte përfituar prej tyre afro 409 milionë lekë të reja ose afro 3.37 milionë euro. 

Për të përfituar këtë shumë thotë prokuroria, Koka ngriti një skemë të mirëfilltë korruptive, ku futi në lojë kompani të tij apo të afërmëve apo miqve të tij. Këto të fundit, shumica të krijuar në pranverën e vitit 2016, kanë përfituar shuma të mëdha lekësh nga kompasnitë “Albtek Energy” dhe “ITS” për punime të pakryera në këtë incenerator.

LSI ka publikuar gjatë ditës së sotme emrat dhe kompanitë konkrete që sipas saj u krijuan vetëm në funksion të kësaj skeme, të ngritur nga Koka.

Një prej tyre është kompania “PIVOT 04”, e krijuar në 24/09/2016, me pronar Arbër Denizin. Ajo rrezulton të ketë vetëm 4 punonjës të regjistruar vetëm fiktivisht dhe ka mundur të përfitojë nga kompanitë që kanë në administrim inceneratorin e Elbasanit 886 mijë euro. 

Një tjetër kompani që është bërë pjesë e kësaj skeme është “R.B General Servis” e krijuar më 27.01.2017 dhe me pronar Regan Merdanin. Kjo kompani ka të regjistruar vetëm tre punonjës dhe ka mundur të përfitojë 422 mijë euro.

Kompania “SILI” është krijuar nga Silvester Driza, i cili sipas LSI-së është mik i Arbi Kokës, djalit të Lefter Kokës. Më 28.06.2018 kjo kompani i është shitur Agim Seferit, mikut të ngushtë të Lefter Kokës.

Ajo ka siguruar nga inceneratori i elbasanit një shumë prej 456 mijë euro.

Një tjetër komnpani e denoncuar nga LSI si pjesë e kësaj skeme është edhe “J.P.Y”, e krijuar më 28.04.2016, me pronar Juri Ymeraj. Edhe kjo kompani ka vetëm dy punoinjës të deklaruar dhe ka mundur të përfitojë nga “Albtek energy” 288 mijë euro.

Kompania “SH.SH” e krijuar më 03.05.2016 me pronar Shkëlqim Shtyllën dhe me një punonjës të deklaruar ka mundur të përfitojë pagesa në shumën e 102 mijë eurove.

Një tjetër kompani është “Bellar Inert” me pronar Ardian Bellon. Ajo është krijuar më 19.03.2016 dhe ka vetëm dy punonjës. Sipas LSI-së ajo ka përfituar plotë 427 mijë euro.

Pjesë e listës së subjekteve  që janë bërë pjesë e kësaj skeme është edhe kompania “DETO”, e krijuar më 29.03.2016 me pronar Denis Totën.

Ajo ka deklaruar 4 persona të punësuar dhe ka siguruar pagesa në shumën e 425 mijë eurove nga kompania “Albtek Energy”.

Denis Tota  është është mik i Arbi Kokës, djalit të Lefter Kokës dhe sipas LSI-së ai ka krijuar një kompani fantazëm, e cila nuk ka deklaruar asnjë faturë TVSH, as libër blerje dhe as libër shitje. LSI trhotë se ajo ka lëshuar vetëm 3 fatura fiktive kompanisë “Albtek Energy” me vlerë 425 mijë euro.

NJë tjetër subjekt që ka përfituar nga kjo skemë është edhe kompania “TGV/T” me pronar Ardi Xhaferrin. Kjo kompani nëpërmjet së njëjtës skemë ka përfituar 330 mijë euro./Zoom.al