Aplikacion
Mbyllja e programit të humorit në Tv Klan, “Klanifornia”, i cili shënon këtë vit sezonin e tij të fundit do të shoqërohet me kontrata të reja televizive për grupin e aktorëve pjesëmarrës.
Zoom.al mëson se Visjan Ukcenaj dhe Esmeralda Metkaj, e njohur si Cubi do t’i bashkohen formatit të ngjashem, “Portokalli” në Top Channel.
Po kështu, të njëjtat burime bënë me dije për Zoom.al se në bisedime për të nënshkruar një kontratë me emisionin “Portokalli” është edhe Julian Deda.
Pas zërave të shumtë që qarkulluan për fundin e formatit televiziv në Tv Klan, pak ditë më parë, vetë producenti Turjan Hysko konfirmoi se po, rrugëtimi i “Klanifornia” mbyllet këtë vit.
Nuk është e qartë se çfarë projektesh ka Hyska apo aktorët e tjerë, por disa prej tyre pritet të mbeten pjesë të ekranit në formate të tjera.
“Klanifornia” nisi si program në tetor të vitit 2019 dhe vazhdoi për gjashtë sezone rresht.
Ai erdhi si format në TV Klan pasi autori Turjan Hysko shkëputi marrëdhëniet me Vizion Plus, ku bashkë me shumicën e aktorëve ishin pjesë e 2XL. /Zoom.al