Aplikacion
Në Presidencë të parët që mbërritën ishin kreu i Aleanca Progresiste LZHK, Dashamir Shehi, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kreu i Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kreu i Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Pas përfundimit të takimit, kreu i PPA, Agron Duka bën me dije se i kanë propozuar Presidentit Begaj datën 4 maj për të mbajtur zgjedhjet parlamenatre.
Begaj do të ketë konsultime me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve që të do të mbahen në 2025-ën.
Konsultimet me përfaqësues të Partisë së Lirisë, do të zhvillohen të enjten më 21 nëntor, ndërsa me Partinë Socialiste dhe me Partinë Demokratike, më datë 25 nëntor.
Pas përfundimit të konsultimeve Presidenti do të shpallë dekretin për datën e zgjedhjeve./ Zoom.al
U dashurua me pronarin e pallatit ku bleu banesën, Alketa Vejsiu rrëfen historinë e dashurisë