Aplikacion
U mbyll pak më parë protetsa e nëntë e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës, e cila ishte paralajmëruar edhe më herët se do të zhvillohej këtë të martë.
Mes tensioneve të forta të qytetarëve e efektivëve të policisë, drejt godinës u hodhën edhe molotov, flakadanë, tymuese, vezë dhe fruta-perime, teksa protesta u shoqërua edhe me fjalime nga anëtarë të Rithemelimit e qytetarëve.
Ndërkohë që u paralajmërua nga qytetarët se ata nuk do të ndalen e do të vijojnë me protesta, derisa kryebashkiaku Erjon Veliaj të japë dorëheqjen.
Tubimi i radhës u paralajmërua se do të mbahet të martën e ardhshme në të njëjtën orë. /ZOOM.AL/


