Aplikacion
Një tjetër personazh i kryqëzuar si “antishqiptar” së fundmi është edhe ish-kryeministri malazez, Dritan Abazoviç. Mbështetja e tij për Serbinë krijoi pakënaqësi dhe “ciklon” në rrjete sociale.
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tregoi ekskluzivisht për “Euronews Albania” arsyen se pse shprehu mbështetjen për ekipin e Serbisë, pak para ndeshjes me Anglinë.
Ai u mundua me diplomaci të shuante “inatin” e tifozëve dhe shqiptarëve, duke e interpretuar me diplomaci si “mbështetje për vendet e rajonit të Ballkanit, si mjet për paqen”.
Deklarata e tij shkaktoi një “furtunë” reagimesh në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri e kudo në Diasporë.
Por Abazoviç tha se mbështeti Shqipërinë, mbështeti Serbinë dhe do mbështesë edhe Kroacinë, sepse mbështet të gjitha skuadrat e rajonit dhe paqen në rajon. Ndiqni videon për më shumë. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram
Nuredin Dumani edhe në sherret e Shkodrës, 200 mijë euro për të vrarë mikun e Ibrahim Licit