zoom

Politikë

Mazhoranca pret firmën e tij për dorëheqjen e Begajt, ja ku ndodhet presidenti Meta

Mazhoranca pret firmën e tij për dorëheqjen e Begajt, ja ku ndodhet presidenti Meta

Ndërkohë që mazhoranca pret firmën e tij për miratimin e dorëheqjes së Bajram Begajt nga posti “gjeneral major”, presidenti aktual, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti Forumin Ekonomik, që po mbahet në Maltepe të Stambollit, në Republikën e Turqisë.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryebashkiakut të Maltepes, Ali Kiliç, Kryetarit të Partisë Popullore Republikane turke, Kemal Kılıçdaroğlu si dhe pjesëmarrësve të nderuar, presidenti Meta u shpreh se Turqia ka qenë një partner shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë, në Ballkanin Perëndimor, përfshirë me qëndrimet e saj të qarta ndaj shtetësisë së Kosovës dhe angazhimin e saj konstruktiv për funksionimin shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla njoftoi pak më parë se është menduar edhe skenari i zgjidhjes në qoftë se Meta nuk do ta lirojë nga detyra Bajram Begajn.

“Kandidati për President ka depozituar te Ministri i Mbrojtjes dhe Kryeministri kërkesën e tij nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Forcat e Armatosura. Ligji për Forcat e Armatosura parashikon se ushtarakët duhet të japin dorëheqjen para se të zgjidhen.

Kjo procedurë do përfshijë brenda minutave në vijim dhe Presidentin e Republikës aktual. I cili duhet të bëjë dhe lirimin dhe kjo nuk do jetë një betejë e radhës me Presidentin aktual. Megjithatë, ne kemi menduar dhe mënyrën e zgjidhjes së këtij ngërçi nëse na krijohet”. /zoom.al