zoom

Aktualitet

Matura zhvillon testin e Gjuhës Shqipe, publikohet teza e provimit, MAS: Doli në Kukës, maturanti u përjashtua

Matura zhvillon testin e Gjuhës Shqipe, publikohet teza e provimit, MAS: Doli në Kukës, maturanti u përjashtua

Ministria e Arsimit ka reaguar pasi teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë qarkulloi në rrjete sociale pas 20 minutash pas nisjes së provimit.

MAS tha se publikimi i tezës nuk cënon procesin, ndërsa provimi po zhvillohet me standarde të larta.

Në deklaratën e tyre, MAS thotë se teza doli nga një qendër provimi në Qarkun e Kukësit teksa maturanti që ka publikuar tezën është përjashtuar menjëherë nga provimi.

Po ashtu theksohet se ndaj këtij rasti ashtu edhe siç është paralajmëruar më herët do të merren masa edhe ndaj të gjithë zinxhirit të administruesve të procesit në qendrën e provimit, për thyerje të rregullave.

Provimi nisi në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.

Postime të lidhura