Aplikacion
SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër mashtrimit përmes Call Center-ëve, duke goditur një skemë të organizuar që synonte mashtrimin e shtetasve europianë, kryesisht italianë.
Në kuadër të këtij operacioni, autoritetet kanë arrestuar dhe ndaluar tetë persona. Sipas burimeve zyrtare, janë bërë publikë emrat e gjashtë prej tyre: Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi. Ndërkohë, dy persona të tjerë, me inicialet K.K. dhe H.XH., janë shpallur në kërkim.
Hetimi ka nisur pas ankesave të disa shtetasve italianë, të cilët kanë denoncuar se janë mashtruar përmes komunikimeve telefonike nga Call Center-a që operonin në Shqipëri. Sipas SPAK, bëhet fjalë për një skemë të strukturuar mashtrimi, ku përmes premtimeve të rreme dhe manipulimit të informacionit, viktimat janë bindur të transferojnë shuma parash.
Në ndihmë të hetimeve kanë qenë edhe gazetarë italianë, të cilët arritën të infiltrojnë një shtetas italian në një nga Call Center-at. Ai nisi të punonte aty dhe realizoi regjistrime, duke dokumentuar mënyrën e funksionimit të skemës dhe mbledhjen e të dhënave brenda ambienteve të qendrës.
SPAK bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal, ndërsa priten edhe masa të tjera ligjore në ditët në vijim./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari