Aplikacion
Në rrjetet sociale, Arben Derhemi shprehu indinjatë për lajmet që u publikuan kudo, duke shtuar se individë të caktuar, përmes thashethemeve, kërkojnë të bëhen personazhe.
“Po si ka mundësi të jemi kaq gjakatarë…Unë e kuptoj që kur njeriu është i parealizuar dhe nuk di ç’seksi i përket akoma në moshën 40-vjeçare gjen mundësi nëpërmjet thashethemeve për t’u bërë personazh (për mirë apo për keq), por kur të gjithë kustitë mediatike (portalet) duan gjak…më bën përshtypje sa problem e kemi si racë e pastër arjane që jemi…Për të mira dhe gëzime”, shkruan aktori.
Një ditë më parë u raportua se Arben Derhemi kishte tradhtuar bashkëshorten e tij, Iva Korumi dhe për këtë arsye martesa e tyre kishte marrë fund.
Meteorologët: Nesër do të ketë rrebeshe dhe vetëtima, ja sa do të regjistrojë termometri