zoom

Ekonomi

Marrëveshja Rama-Meloni ka një hile, do vijnë vetëm burra! Shkak kriza e punëtorëve?

Marrëveshja Rama-Meloni ka një hile, do vijnë vetëm burra! Shkak kriza e punëtorëve?

Marrëveshja e nënshkruar në befasi nga kryeministri Edi Rama, me homologen e tij Meloni, ka një “hile”. Parashikon që Shqipëria të marrë vetëm burra! Ndoshta pas dakordësisë fshihet edhe strategjia e qeverisë për të mbushur boshllëkun e punëtorëve që i mungojnë tregut dhe që mund të krijojë ngërç ekonomik në të ardhmen, sepse shumë shqiptarë janë larguar në perëndim, për kushte më të mira jetese dhe pagese. Momentalisht tregu i kompanive të mëdha po vuan së tepërmi mungesën e punëtorëve, përfshi edhe agro-industria apo bujqësia. Së fundmi kësaj i bashkohet edhe ndërtimi. Qeveria mund të ketë ndërmend t’i integrojë këta refugjatë meshkuj në plan afatgjatë si punëtorë sezonalë apo me leje qëndrimi në të ardhmen.

Pakti mes Shqipërisë dhe Italisë për pritjen e emigrantëve është i diskutueshëm, e sipas mediave italiane parashikohet që Tirana të mirëpresë 36 mijë persona në vit. Po ashtu thuhet se në këtë marrëveshje përjashtohen gratë, fëmijët dhe pjesa vulnerabël, dhe se në Shqipëri do të vijnë vetëm emigrantë burra. Po ashtu theksohet se vendimi për azil i takon një komisioni italian.

Rama ka sqaruar se Shqipëria do të vërë në dispozicion vetëm tokën, dhe të gjithë përgjegjësitë e tjera i takojnë shtetit italian.

“Por detajet e kësaj marrëveshjeje ende duhet të përcaktohen. Vetë kryeministri shqiptar ndërhyn për të sqaruar disa pika. “Gjithçka – shpjegon Rama për Il Fatto Quotidiano – do të jetë përgjegjësia juaj: infrastruktura, pritja, transferimi në qendër. Ne do të vëmë në dispozicion vetëm tokën”. Dhe shton se nuk kërkoi shumë sqarime për protokollin “sepse nuk doja që Italia të mendonte se po pengonim”. Ai thotë se Tirana do të monitorojë njerëzit, të cilët “nuk duhet të trajtohen si mbeturina”. Dhe ai shton: “Kjo është një marrëveshje teorike, atëherë duhet të vihet në praktikë. Dhe nuk do të jetë e lehtë: ka shumë për të bërë mes të thuash dhe të bësh. Marrëveshjet me vendet afrikane janë gjëja më e vështirë.” Duke zbuluar se një ekip i përbashkët juristësh dhe ministrive të Brendshme dhe Mbrojtjes kanë nisur punën për tekstin e firmosur dje. Në të cilën Shqipëria do të fitojë “njohuri të rëndësishme edhe për të shënjestruar krimin e organizuar. Italia do të kujdeset për gjithçka tjetër dhe nëse nuk do të jetë në gjendje të kryejë riatdhesimet, do t’i duhet t’i kthejë ato”, shkruan media italiane. /ZOOM.AL/