zoom

Politikë

Manjani: Lefter Koka ka të drejtë! Pushteti po luan me drejtësinë!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar mbi deklaratën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka në gjyqin e djeshëm mbi inceneratorët.

Manjani shkruan se ai e beson Kokën dhe se duhet të kemi kujdes mbi atë që ish-kolegu i tij paralajmëron; shteti i të (pa)drejtës mund t’i prekë të gjithë.

Postimi i Manjanit:

Lefter Koka ka folur dje dhe jo pak. Ka thënë gjëra ulëritëse për mënyrën se so funksionon drejtësia penale sot.

Ka thënë se prokuroria nuk ka dashur e madje me qëllim është larguar nga zbulimi i të vërtetës.

Uau!

Si ka mundësi që askush në sistemin e drejtësisë nuk ka interes mbi këtë që thotë Lefter Koka, një ministër i këtij shteti në fund të fundit?!

Që nga hetimi i inceneratorëve publiku nuk mësoi asgjë, kjo është evidente. Por përse gjykata e toleron këtë proces?!

Përse nuk urdhërohet gjetja e të vërtetës por noterohet hetimi dhe kërkesat e pahetuara mirë nga Prokuroria?!

Lefter Koka ka thënë shumë gjera të tjera, por më e hatashmja ishte akuza që i ka bërë drejtësisë që në këtë rast është e shtyrë e motivuar tërësisht mbi hakmarrje partish dhe lojrash politike. Më saktë ai la sqaruar se akuza penale është thjesht akuzat politike që i janë bërë vetëm nga mllefi dhe inati politik.

Uau!

Ska ku bëhet më e rëndë!

Ka kërkuar vetëm një provë të vetme që të lidhë sjelljen e tij e të vartësve të Tij me pasojën kriminale që pretendohet që ka ardhur. Në 120 000 fletë që u ndodhkan në dosje nuk qenka asnjë provë që të provojë asnjërën prej akuzave ndaj tij.

Po kjo është kulmi!

Lefter Koka ka thënë shumë gjëra të tjera dje dhe shpresoj që media vetëm ti zbardhë për publikun sepse është në interesin e tij më të mirë të kuptojë se çfarë ndodh në drejtësinë e sotme. Çfarë lojrash luan partia dhe pushteti me drejtësinë për t’u hedhë hi syve publikut.

Unë e besoj atë që thotë Lefter Koka!

Unë besoj edhe atë që thonë avokatët e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles.

Qëllimi i reformës ishte përmirsimi i klimës së bisnesit dhe jo burgosja e tij familjarisht pa iu dhënë mundësia as edhe njeherë të vetme të japin spjegime për rolin e tyre!!! O akuzojnë burrë e grua pse ka ë bërë biznes!? Pse kanë kryer një punë në interes të publikut dhe që vetë shteti ua dha ta bënin.

Kulmi!

Çfarë po i thonë bisnesit këta që hajdeni e punoni këtu se do u fusim në burg?!

Oj të bukur mesazh që pp japin!

Dëgjojeni edhe anën tjetër të medaljes o njerëz! Dëgjonjeni se ky shtet ka kohë që nuk la të drejtë!

Dëgjojeni e mbani vesh mirë se do trokasë së shpejti në derën tuaj.