zoom

Sport

Manchester United në krizë rezultatesh, pronari “injekton” miliona të tjera për merkaton

Victor Osimhen sapo rinovoi kontratën e tij me Napolin deri në 2026, por ky fakt nuk e largon sulmuesin nga merkato. Nigeriani është një emër që pëlqehet shumë Angli, e kërkon prej kohësh Chelsea, por së fundmi në garë është futur edhe Man.United.

“Djajtë e kuq” pritet të jenë aktiv këtë merkato janari pasi Jim Ractliffe bleu 25% të aksione duke sjell në buxhet të ri në klub.

Sipas The Sun: Ractliffe do të investojë një pjesë të parave për pjesën sportive, për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë piketuar Osimhen si përforcimin e duhur në janar.

Osimhen ka një klauzolë largimi prej 130 milionë euro, shumë që United pret ta paguajë, por në këtë periudhë kanë nxjerr në shitje lojtarë si Sancho, Varane apo Antony. /ZOOM.AL/