Aplikacion
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditën e sotme pranë fshatit Maliq, në aksin Maliq–Lozhan, ku një automjet ka përfunduar poshtë urës pas një manovre të gabuar të drejtuesit.
Nga përplasja janë plagosur dy persona, shoferi dhe pasagjerja. Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë duke nxjerrë të bllokuarit nga mjeti, ndërsa të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës.
Mjekët konfirmojnë se ata ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit./ Zoom.al

